• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zinchenko i gatshëm të mbrojë Ukrainën: “Do të shkoja të luftoja”

05/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko ka zbuluar se do të largohej nga Britania e Madhe për të luftuar në Ukrainë nëse do të thirrej.

27-vjeçari ka thënë për ‘BBC Newsnight’ se ka dhuruar rreth 1 milion paund për të ndihmuar njerëzit në vendin e tij që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022.

‘BBC Newsnight’ pyeti futbollistin nëse do t’i përgjigjej një thirrjeje për të luftuar, nëse do të shihte më shumë vlerë në këtë sesa të qëndronte për të luajtur futboll në Premier League.

“Unë mendoj se është një përgjigje e qartë. Unë do të shkoja të luftoja”, ka thënë fillimisht Zinchenkos, i cili shtoi se kishte ish-shokë të shkollës që luftonin në vijën e parë.

“Është e vështirë të kuptosh se kohët e fundit kemi qenë në të njëjtën shkollë, kemi luajtur në shesh lojërash ose në fushën e futbollit dhe tani ata duhet të mbrojnë vendin tonë. Sinqerisht, është kaq e vështirë ta pranosh këtë, por është ajo që është. Ne nuk mund të heqim dorë”, tha ndër të tjera ai./h.ll/abcnews.al

Next Post

Nadal tërhiqet nga një tjetër turne: Nuk ma lejon trupi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.