Kupa e dhjetë në historinë e klubit vlen shumë për lojtarët e Trabzonspor-it. Mediet turke kanë njoftuar se drejtuesit e klubit u kanë premtuar një premio të majme secilit lojtar në rast triumfi.
Shifra e premtuar është rreth 94.000 mijë euro (5 mln TL) edhe pse në një moment të parë flitej për një vlerë më të ulët, rreth 56,500 mijë euro (3 mln TL).
Në ndeshjen përballë Tümosan Konyaspor, pritet që për Trabzonspor të nisi ndeshjen nga minuta e parë edhe Ernest Muçi, i cili vetëm pak orë më parë ka lënë përgjithmonë ekipin e Beşiktaş.
Teilen: