Hakim Ziyech është përballur me një problem gjatë testeve mjekësore te klubi arab, Al Nassr.
Sipas raportimeve në mediat e huaja, reprezentuesi maroken nuk i ka kaluar testet mjekësore te Al Nassr, transmeton lajmi.net.
Ish-anësori i Chelseat ka rënë në teste për shkak të një problemi në gju.
Hakim Ziyech’s move to Al-Nassr collapsed because of a knee issue raised in the medical.
Deal is now OFF.
(Source: @SamiMokbel81_DM) pic.twitter.com/cNkxhSeDZP
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 30, 2023
Hakim Ziyech kishte arritur marrëveshje për t’u transferuar te Al Nassr nga Chelsea, megjithatë ky kalim i tij mund të mos realizohet.
Ziyech është pjesë e Chelseat nga viti 2020 kur u transferua për 40 milionë euro nga Ajaxi.
30-vjeçari ka kontratë me “Blutë” e Londrës deri në verën e vitit 2025./Lajmi.net/