Pas dy fitoreve në transfertë kundër Turqisë dhe Belgjikës, ndeshje të vlefshme për Nations League, trajneri i Francës, Zinedine Zidane, do të drejtojë ndeshjen e tij të parë në “Stade de France”.
Përballë “gjelave” do të jetë Italia. “Është një moment shumë emocional. Jemi gati për këtë ndeshje të tretë, jemi përgatitur mirë dhe nuk ka probleme të veçanta. Do të përpiqemi të fitojmë para tifozëve tanë,” tha Zidane.
“Janë dy kombëtare të forta, që kemi ndryshuar trajner dhe të dyve na duhet kohë të përshtatemi. Do të jetë një ndeshje e mirë. Duam të vijojmë serinë e fitoreve, por e dimë se Italia është një rival i fortë”, shtoi Zizu.
“Italia nuk është më ajo e dikurshmja, ciklet vijnë e ikin, por mbetet një skuadër e fortë. Lojtarët e mi janë gati për këtë ndeshje të tretë. Do të jetë një sfidë e vështirë. Sot është një ndeshje e re dhe duhet të qëndrojmë të përqendruar e të japim maksimumin“, tha ai.
“Kam kaluar tri vite duke u përgatitur për të qenë këtu sot; kam përfunduar tri vite trajnim dhe më pas kam punuar si trajner në Madrid, ndaj jam gati. Drejtimi i kombëtares ishte ëndrra ime. Kam një skuadër të jashtëzakonshme”, tha Zidane.