Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Mallunxë të Bashkisë Mat. Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Burrelit dhe punonjës të Bashkisë Mat, të cilët po ndërhyjnë për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në drejtim të banesave.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e barishteve nga banorë të zonës. Flakët dyshohet se kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi.
Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer, i cili nuk lejon lëvizjen dhe afrimin e mjeteve zjarrfikëse në të gjitha zonat e prekura.
Për këtë arsye, puna për shuarjen dhe izolimin e flakëve po kryhet kryesisht nga forcat në terren, të cilat po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit dhe të mbajnë nën kontroll situatën.
/rtsh.al/