• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zjarr në shtëpinë e Vinicius Junior, digjet sauna në bodrum për shkak të një defekti elektrik

09/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një incident ka tronditur këtë të enjte futbollistin e Real Madridit, Vinicius Junior, pasi një zjarr përfshiu shtëpinë e tij luksoze në lagjen La Moraleja të Alcobendasit, pranë Madridit. Sipas medieve spanjolle, zjarri ka shpërthyer në saunën e bodrumit rreth orës 11:00 të paradites, për shkak të një defekti elektrik.

Flakët u përhapën shpejt dhe sauna u shkatërrua plotësisht, ndërsa dy ekipe zjarrfikësish nga Komuniteti i Madridit ndërhynë menjëherë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të ventiluar ambientet e mbushura me tym.

Sipas autoriteteve, nuk ka pasur të lënduar apo persona të asfiksuar, ndonëse tymi ka arritur të mbushë dy kate të vilës. Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes Vinicius nuk ndodhej në banesë, pasi është aktualisht me përfaqësuesen e Brazilit në Seul, ku skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti po përgatitet për ndeshjet miqësore kundër Koresë së Jugut (10 tetor) dhe Japonisë (14 tetor).

Pas orës 12:00, zjarrfikësit kanë lënë zonën pasi situata është vlerësuar si plotësisht e sigurt. Hetimet paraprake të policisë dhe ekipeve teknike konfirmojnë se shkaku kryesor i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në sistemin e ngrohjes së saunës.

 

Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por është shmangur çdo pasojë më e rëndë falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve.

Next Post

Eder Militao rrëfen momentet e errëta: “Mendova të tërhiqesha nga futbolli pas dëmtimit të dytë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.