Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të Liqenit të Viroit në Gjirokastër.
Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje, ku konstatuan një vatër zjarri në një sipërfaqe me bar dhe shkurre.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri u izolua në kohë, duke parandaluar përhapjen e flakëve dhe marrjen e përmasave më të mëdha.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri u shua plotësisht. Nga incidenti nuk raportohet për dëme të tjera.
/rtsh.al/
Teilen: