• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Zlatanin e kisha idhull”, Zhiru: S’ka si Ibra dhe Berluskoni, dy personazhe unike

16/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Silvio Berluskoni dhe Zlatan Ibrahimoviç. Dy largimet nga Milani në dy mënyra të ndryshme. Nëse ishpresidenti iu dorëzua sëmundjes, suedezi e mbylli me futbollin e luajtur prej moshës, por nuk është e thënë që rruga e tij me atë të kuqezinjve të mos kryqëzohen sërish në të ardhmen. Këto dy personazhe i ka komentuar Olivie Zhiru në një intervistë për “Eurosport”.

IBRAHIMOVIC ZHIRU 1

Duke folur për Beluskonin, bomberi francez ka thënë: “Dukej që ishte një person që e respektonin të gjithë. Më vjen keq që u nda nga jeta, por nuk do ta harrojmë kurrë për gjithçka bëri për Milanin, duke e ngritur në majat e futbollit në Europë. Berluskoni ishte i jashtëzakonshëm dhe mitik e mendoj se do të vazhdojë të kujtohet me nderim dhe respekt të madh nga të gjithë”.

Sigurisht, Zhiru nuk mund të mos fliste edhe për dy sezonet e luajtura krah Zlatan Ibrahimoviçit. Dy veteranë, që secili në mënyrën e vet ndihmuan në titullin e vitit të kaluar, duke shpërndarë këshilla të vyera, e duke i dhënë qetësi shokëve përpara momenteve delikate. “Kur mbërrita te Milani nuk i thashë menjëherë, por isha një tifoz i tij. Ka qenë gjithmonë një nga lojtarët e mi të preferuar. Ai është shembull për këdo, ka bërë shumë për futbollin dhe për Milanin.

Ne ishim shumë të emocionuar kur e pamë të jepte lajmin se do të tërhiqej. Pas ndeshjes nuk e prisja fundin e karrierës së tij, por ishte një homazh i bukur dhe ishte një privilegj dhe kënaqësi të luaja me të”, përfundoi 36-vjeçari deklaratën e tij për “Eurosport”.

Teksa Ibrahimoviçi e mbylli sezonin e fundit me vetëm katër prezenca dhe një gol (me penallti ndaj Udinezes), Zhiru mbajti i vetëm të gjithë peshën e sulmit të Milanit, ku lojtarë si Rebiç apo Origi nuk dhanë asgjë.

Sa i përket francezit, ai zbriti në fushë 47 herë në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 18 gola (13 në Serinë A dhe 5 në Ligën e Kampioneve). Ndërkohë, ishte efektiv edhe për sa i përket asisteve duke dhënë 5 në kampionat e dy në Europë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zyrtarizohet trajner te “Dhelprat”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.