Saturday, 23. May 2026
Sport

Zomer është gati të luajë me gisht të thyer, Interi synon të shmangë surprizat me Fejenordin

GS 04/03/2025 1 Min. Lesezeit

Interi ka marrë në shtysë të rëndësishme në një moment delikat të sezonit, teksa sot është bërë e ditur se portieri Jan Zomer është kthyer në dispozicion të trajnerit Simone Inzagi dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e Ligës së Kampioneve ndaj Fejenordit.

sdfdsffdsdsfsfdsdfdsfsdf

Portieri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për një frakturë në gisht, por që dje ishte në stërvitje duke provuar të luante me një dorashkë speciale në të cilën kishte një bllokues për gishtin. Me sa duket, testi ka shkuar në rregull pasi mediat italiane raportojnë se Zomer është përfshirë në listën e skuadrës për transfertën në Roterdam.

Mbetet të shihet nëse Inzagi do të zgjedhë pikërisht zviceranin nga minuta e parë për këtë sfidë delikate, apo do t’i besojë përsëri Josep Martinez, i cili ka luajtur ndeshjet e fundit ndaj Xhenoas, Lacios e Napolit, duke pësuar një gol vetëm në sfidën e fundit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: