• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zomer: Nëse luajmë kështu, nuk ka skuadër që na mund

17/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jan Zomer është i bindur që ky Inter nuk ka rivalë në rast se luan në këtë mënyrë siç bëri kundër Atalantës. Portieri zikaltër është rikthyer të jetë titullar pasi pësoi një krisje në gisht, por me ndihmën e një proteze mori vendin e titullarit.

zomer

Nuk kishte shumë punë përballë një prej ekipeve më të forta të momentit në kampionat dhe ai thotë se kjo është meritë e të gjithëve që dinë të vendosen siç duhet dhe të respektojnë distancat në fushën e lojës. Sipas Zomerit, nuk ka asnjë ekip që e mposht Interin në rast se luan kështu.

Si është përgjigjur gishti i Zomerit në këto ndeshje?
Çdo ditë dhe më mirë. Gishti është mirë dhe erdhi një fitore e bukur dhe e rëndësishme. Jam shumë i lumtur. Kemi bërë realisht një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet, ishim kompaktë, fituam duelet dhe i mbrojtëm mirë distancat në situatat e ndryshme. Është e rëndësishme që të jemi kështu në këto momente. Jemi të lumtur.

Çfarë do të thotë kjo fitore për ju?
Është një fitore si të tjerat në fund të fundit. Kemi ende 9 ndeshje dhe jemi të lumtur që situata është pozitive. Tani jemi pak më të qetë sepse do të pushojmë dhe do të mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Duhet të kemi mentalitet fitues dhe kjo është e rëndësishme. Nëse luajmë kështu, është e vështirë që ekipet e tjera të na mundin. Humbëm edhe raste të tjera për të shënuar dhe mund të fitonim me më shumë gola.

Sa e rëndësishme është që do të pushoni tani?
Sigurisht që është e rëndësishme për mendjen dhe për këmbët. Do të rikuperojmë pak energji për t’u rikthyer të përqendruar në ndeshjen e radhës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Jo vetëm Reali, edhe tri skuadra të tjera pa 72 orë pushim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.