• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Zonja” e trembur, Interi bën gati një ofertë në limite për… Kiezën

19/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federiko Kieza dhe Juventusi është një martesë e destinuar që të përfundojë. Pavarësisht faktit se klubi ia riktheu sërish fanellën në shitjet “online”, Kieza për momentin është jashtë projektit të Tiago Motës.

kieza

Gjatë kësaj merkatoje ka pasur kontakte me disa klube, por tratativat kurrë nuk kanë avancuar për t’u konkretizuar. Por kujdes, sepse në ditët e fundit të merkatos mund të ketë një sulm vendimtar të Interit. Por vetëm me një kusht. Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, në “Continassa” janë të shqetësuar që Kieza ka një akord për t’u transferuar tek Interi me parametra zero në verën e ardhshme, ndërsa zikaltrit janë gati të ofrojnë 10 milionë euro në mënyrë që ta përshpejtojnë transferimin që tani. Gjithçka varet nga shitja e një prej sulmuesve që ka në dispozicion Inzagi: Korre ose Arnautoviç. Në të kundërt, marrëveshja nuk do të përfundojë.

Është një hipotezë për momentin. Ekziston një mundësi që Hoakin Korrea të transferohet te Xhenoa, pasi Arnautoviç nuk e pranoi këtë gjë. Sulmuesi argjentinas i pëlqen Xhilardinos, i cili ka folur pas ndeshjes së barazuar me Interin. “Korrea ka karakteristika si Gudmunson. Ne kemi marrë Pinamontin si sulmues kryesor, por nuk janë të ngjashëm”, tha Xhila. Gjithçka lë të hapur një transferim të mundshëm të “Il Tucu”-t në Xhenova, për të hapur një dritare transferimi për Kiezën në skuadrën kampione të Italisë.

ÇELSI- Ndërkohë që ditën e djeshme bardhezinjtë kanë provuar një shkëmbim mes Kiezës dhe Sterling, dhe Mareska është gati që ta pranojë sepse e vlerëson maksimalisht italianin. Mirëpo rrogat respektive të futbollistëve janë problem. Kieza merr 5 milionë euro, ndërsa Steling pretendon 10. Vështirë që Juventusi t’ia ofrojë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dy gola për pak sekonda në duelin Gjilani – Ballkani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.