Teksa vetëm pak javë na ndajnë nga nisja e merkatos së verës, drejtuesit e Juventus mbeten në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm, me “fantazistin” francez, Adrien Rabiot që ende nuk e ka ndarë mendjen për të ardhmen dhe tashmë në “skenë” është shfaqur emri i Douglas Luiz, lojtar që aktivizohet me Aston Villan në Premier League.
Braziliani ka një vlerë në merkato prej 40 milionë eurosh, megjithatë “Zonja e Vjetër” ka gati planin për të ulur disi kostot e këtij transferimi të mundshëm.
Kështu, bardhezinjtë janë gati të ofrojnë përveç parave edhe kartonin e mesfushorit Weston McKennie ose edhe talentin anglez të sulmit, Samuel Illing Junior.
Hapat e parë drejt këtij operacioni tashmë kanë nisur teksa në Torino ka zbarkuar drejtori sportiv i Aston Villa, Monchi, teksa përveç, McKennie dhe Soule, spanjolli është i interesuar edhe për “fantazistin”, Federico Chiesa me skuadrën e Aston Villa që kërkon përforcime pasi sezonin e ardhshëm luan në Champions League.