Megan Rapino nuk i ka përmbajtur nervat e saj pas një dëmtimi që mori pas vetëm gjashtë minutash lojë me OL Rein, me dy-herë fituesen e Kupës së Botës me SHBA-në që u shpreh se Zoti nuk ekziston.
“Nuk jam një person që besoj në fe ose gjëra të tilla, por nëse ka Zot, atëherë ja ku i keni provat që ai nuk ekziston. Kjo është punë e dhj*rë, nuk ka mundësi. Gjashtë minuta në lojë dhe lëndova tendinën”, ishin fjalët e Rapino, gjë që nuk u prit aspak mirë nga fansat.
Ajo cilësohet si një legjendë e këtij sporti, por deklarata e saj e fundit duket se e ka kthyer 38-vjeçaren në një nga sportistet më të urryera në botë.
PANORAMASPORT.AL