• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zv.presidenti zikaltër analizon duelin me bardhezinjtë, Zaneti: Lautaro si unë, nuk e kemi frikë Juventusin

16/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Havier Zaneti ka prezantuar librin e tij të ri “Një lidhje botërore. Histori futbolli mes Italisë dhe Argjentinës”, një libër që përshkruan më së miri duelet futbollistike mes dy vendeve që përkufizojnë edhe jetën sportive të ishkapitenit të Interit. Për “Sportmediaset” argjentinasi ka dhënë një intervistë, në të cilin është ndalur jo vetëm te këto dy vende, por mbi të gjitha është ndalur tek Interi dhe aktualiteti i tij.

HAVIER ZANETI

Botërori i fituar nga Argjentina, çfarë ndjenje ju dha?

Një eksperiencë e bukur, një ndjenjë e mrekullueshme. Edhe unë pata fatin të shkoja në fushë si tifoz pas ndeshjes, të përqafoja të gjithë protagonistët dhe t’i falënderoja për këtë dhuratë të bërë për të gjithë vendin.

Jeni gjysmë italian, por me disa “defekte” për të nënvizuar për “Vendin e Bukur”…

Nëse në Argjentinë shkoj për të pirë një kafe, kjo do të thotë të paktën gjysmë ore. Megjithatë, në Milano e marrim për dy sekonda, duke qëndruar në këmbë dhe më pas largohemi. Unë kam jetuar në Itali për më shumë se gjysmën e jetës sime, fëmijët janë italianë dhe kjo do të thotë shumë për mua.

Meqë po flasim për Argjentinën dhe derbi italian po afron, Ikardi i ndëshkonte bardhezinjtë, si argjentinas. A mund ta ketë Lautaro atë rol?

Fillimisht them se Lauti meriton gjithçka që po përjeton. Për ne, ai është shumë i rëndësishëm, është kapiteni. Është në formë të shkëlqyer dhe shpresojmë që të jetë vendimtar edhe në një ndeshje kaq të rëndësishme sa JuveInter.

A mund të jetë Lautaro, Zaneti i ri i Interit?

Secili ka rrugën e tij, personalitetin e tij. Shpresoj se po, sepse ajo që kam përjetuar me Interin, ishte një histori fantastike dhe do të doja që Lauti të ishte po aq i lumtur këtu sa unë. Atë që Lautaro sheh dhe ndjen me shiritin e kapitenit, arrin t’ua transmetojë këtë ndjenjë të përkatësisë ndaj Interit edhe shokëve të skuadrës.

Pra, mund të themi që për rinovimin ka lajme të mira?

Po, le ta themi këtë, Marota e ka thënë tashmë, ne jemi një ekip shumë i bashkuar edhe jashtë fushës. Të gjithë japin kontributin e tyre duke menduar gjithmonë për të mirën e Interit. Besoj se në këtë moment, Lautaro po përjeton një të tashme shumë të rëndësishme te ne dhe kur do të duhet të flasim për rinovimin e tij, sigurisht që do të ketë synimet e të gjithëve për të vazhduar së bashku. Ai ka thënë shumë herë se këtu ndihet si në shtëpinë e tij dhe kur bëhet fjalë për rinovimin, jam i sigurt se synimi i të gjithëve është që të mund të vazhdojmë së bashku.

Dikur thatë se një Inter pa Moratin ishte i paimagjinueshëm. A mund ta imagjinoni një Inter me “Suning” tani? Gjërat kanë ndryshuar që nga viti 2016.

Shumë gjëra kanë ndryshuar, dinamika e futbollit ka bërë që gjithçka të jetë më e bashkuar. Nga Morati te Tohir dhe Stiven, ka gjithmonë një dëshirë të madhe që Interi të mbetet konkurrues dhe në nivele të larta. Vitet e fundit të gjithë kemi punuar që kjo të jetë kështu dhe kjo tregohet nga ajo që ndodh në fushë. Përtej rezultatit që ndonjëherë nuk të shoqëron, ka gjithmonë synimet dhe vullnetin për të vënë veten në shërbim të pronarëve. Atëherë është e vërtetë që jemi pothuajse në vitin 2024, futbolli është gjithmonë inovativ, e rëndësishme është që thelbi dhe identiteti i Interit të mos humbasë kurrë.

Sfida e radhës është Juve-Inter…

Është gjithmonë një ndeshje e ndjerë. Ishte në të kaluarën, është tani dhe do të jetë në të ardhmen. Janë dy klube me një histori të madhe, gjithmonë rivalë të mëdhenj dhe gjithmonë do të ndihet thellë nga të dyja palët. Ne do ta përgatisim si të gjitha ndeshjet e tjera të luajtura deri më tani. Nga çfarë duhet të keni frikë? Nuk ka të bëjë me frikën, ne po përballemi me një ekip që është aq i mirë sa ne. Është një ndeshje mes dy skuadrave që duan të vazhdojnë të jenë në krye, por e përsëris se do ta përgatisim mirë ndeshjen.

Interi favorit siç pretendon Alegri, apo Juventusi favorit siç pretendon Marota?

Qëllimi ynë është që të jemi gjithmonë konkurrues dhe duam të qëndrojmë në krye gjatë gjithë sezonit. Ka edhe ekipe të tjera që luftojnë për të njëjtin qëllim, por shpresojmë të kemi vazhdimësi të mjaftueshme për të arritur në vendet e para në fund.

Përgatiti: NISLI GJINI- PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shtanget Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.