• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zv.trajneri Brahja: Nuk ka presion te Egnatia, por kërkojmë patjetër fitoren kundër Skënderbeut

18/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia pret nesër në orën 15:30 Skënderbeun për ndeshjen e vlefshme për raundin e 35-të të Superiores. Në prag të kësaj sfide, në konferencën e zakonshme për mediat ka dalë zv/trajneri Julian Brahja. brahja“Pothuajse e gjitha java ka shkuar mirë, çunat janë të gatshëm për këtë sfidë përveç mungesave që tani dihen që janë kryesore, javë intensive, çunat janë të gatshëm për të bërë detyrat e veta. Skënderbeu është një ekip i mirë, e njohim mirë si ekip, po bën mirë në këtë fund sezoni, nuk ka as mbivlerësim dhe as nënvlerësim nga ana jonë, për ne është ndeshja e radhës, dhe na duhet patjetër 3 pikëshi.

Nuk është se do kemi shumë ndryshime në modulin e lojës. Nuk mund të them presion, se unë po bëj dy vite këtu dhe skemi pasur asnjëherë presion, por mund të themi është përgjegjësi e çunave për të arritur 3 pikëshin. Jemi brenda objektivat, si për titullin dhe Kupën, pavarësisht se kemi humbur ndeshjen e parë, duam ta mbyllim si vitin e kaluar.

Asgjë nuk është e mbyllur dhe e hapur, kemi një eksperiencë me Skënderbeun që kanë fituar në Rrogozhinë por edhe ne kemi fituar në Korçë. Nuk ka presion, jemi në vendin e parë, ne bëjmë punën tonë, pavarësisht kemi dy humbje edhe pse ndoshta jo për fajin tonë, por futbolli ka dhe fatin ndonjëherë brenda”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Në vikend nis “Final four” i Play-offit në basketboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.