Kampionati Europian i vajzave do të zhvillojë edicionin e saj të 14-të. Turneu do të zhvillohet në Zvicër duke filluar nga data 2 korrik e do të përfundojë me finalen e madhe më datë 27 në qytetin e Baselit. Të gjitha përballjet do të transmetohet ekskluzivisht në rrjetin e radio televizionit shqiptar. Dy ndeshjet e para do të jenë ato të Grupit A, në orën 18:00 takimi hapës do të jetë ajo mes Islandës dhe Finlandës, ndërsa në orën 21:00, Zvicra, organizatorët e turneut sfidojnë Norvegjinë.
Turneu do të kthehet në ciklin e zakonshëm katërvjeçar pasi turneu i mëparshëm u shty për në vitin 2022 për shkak të pandemisë.Anglia është kampionia në fuqi, pasi fitoi turneun e vitit 2022. Spanja dhe Gjermania ishin ekipet e para, pas Zvicrës, që u kualifikuan për në kampionatin Europian pasi në kualifikueset humbën vetëm një ndeshje nga gjashtë të zhvilluara. Një Europian që ka ngjallkur interes të lartë nga sportdashësit, sipas BBC, janë shitur 570 mijë bileta për këtë turne me stadiumet që arrijnë në kapacitetin prej 673 mijë vendesh.
Shoqata Evropiane të Klubeve ka punuar ngushtë me UEFA-n për të zgjeruar Programin e Përfitimeve, duke siguruar që klubet të shpërblehen në mënyrë të drejtë për lirimin e futbollisteve të tyre. Nëse në vitin 2022, program arrinte në 4.5 mln euro, tashmë do të dyfishohet në 9 milionë uero, veprim që thekson më tej rëndësinë e krijimit të një modeli ku klubet dhe ekipet kombëtare punojnë së bashku për të rritur aktivitetin.
Pjesëmarrëset
Grupi A: Svicra (vendi organizator), Norvegjia, Islanda, Finlanda
Grupi B: Spanja, Portugalia, Belgjika, Italia
Grupi C: Gjermani, Poloni, Denmarka, Suedia Grupi D: Francë, Angli (fitueset në fuqi), Uellsi, Holandë