“Euro 2025” futet në një fazë mjaft interesante pasi sot në mbrëmje Franca dhe Uellsi mbyllin takimet e dyta në grupe në “Arena St.Gallen” në orën 21:00. Dueli i cili vjen për publikun shqiptar nëpërmjet RTSH Sport do të jetë deciziv për Francën, e cila nëse mund Uellsin dhe ndërkohë Anglia nuk merr tri pikët përballë Hoalndës, do të kualifikohet për më tej. Ndërsa Uellsi nuk do të ketë më shpresa për kualifikim nëse humb me Francën dhe Holanda eviton disfatën me Anglinë.
Komisari teknik i Francës, Laurent Bonadei, në vigjilje të takkimit tha: “Uellsi është një ekip i mirë pasi ka një shpirt grupi për tu vlerësuar. Vajzat e Uellsit do të luajnë pa presion pasi nuk kanë asgjë për të humbur”.
Ndërsa komisarja teknike e Uellsit, Rhian Wilkinson, tha: “Në këtë pikë të kompeticionit nuk mund të themi se nuk jemi ende gati nga ana fizike. Për ne është një tjetër shans i artë për të treguar se çfarë mund të bëjmë në fushë”.
Formacionet e munshme
Franca: Peyraud-Magnin; Bacha, Sombath, Lakrar, De Almeida; Karchaoui, Toletti, Geyoro; Malard, Katoto, Diani
UEllsi: Clark; Green, Roberts, E Morgan; Roberts, James, Ladd, Woodham; Holland, Fishlock; Hughes