• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zvicër 2025 në RTSH/ Spanja “garanci” golash, Italisë i duhet një pikë për tu kualifikuar

11/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi B zhvillon sot 90’ e fundit ku në “Stadion Wankdorf” të Bernës, Italia sfidon Spanjën ndërsa në “Stade de Tourbillon” të Sionit Portugalia do të ketë përballë Belgjikën, e cila është eliminuar nga kompeticioni.  

Spanja ka dominuar grupin duke mundur 5-0 Portugalinë dhe 6-2 Belgjikën. Rivalet e treta në këtë grup, Italia, ka ende një shpresë për tu kualifikuar nëse sot marrin të paktën një pikë përballë iberikeve. Nëse Spanja do të fitonte atëherë ka shpresë për kualifikim edhe për Portugalinë, e cila duhet të fitojë me diferencë golash me Belgjikën.

Komisari teknik i Italisë, Andrea Soncin, tha: “Kjo është një ndeshje ndryshe krahasuar me të tjerat prandaj do të na duhet që të bëjmë më shumë kujdes në aspektin taktik. Kemi disa lojtare, të cilat rrezikojnë të humbin ndeshjen e radhës nëse ndëshkohen me të verdhë. Do të na duhet që të bëjmë kujdes edhe pse kemi përpara një ndeshje me intensitet të lartë”.

Nga ana tjetër komisarja teknike e Spanjës, Montse Tomé, la të kuptohej se skuadra e saj do të luajë për fitore: “Tri pikët do të thonë shumë, do të thonë se kemi plotësuar qëllimin që i kishim vendosur vetes në fillim të turneut. Do të thotë se kemi bërë punën siç duhet. Italia ka një ekip kompetitiv dhe besoj se do të jetë një ndeshje e luftuar”.

Next Post

Tirana prezanton Georgios Valerianos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.