Kombëtarja e Zvicrës ka vendosur të thërras të gjithë “galaktikët” e saj kundër Kosovës.
RTS Widzew Łódź ka njoftuar se futbollisti i tyre, Andi Zeqiri është ftuar për ndeshjen kundër Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me datën 18 nëntor.
Kjo ndeshje është edhe e fundit për fazën e grupeve për kualifikime në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Kosova gjendet në grupin B dhe pas 4 ndeshjeve ka 7 pikë, tri më pak se Zvicra që është në vendin e parë.
Para ndeshjes me Zvicrën, Kosova do të luaj kundër Sllovenisë me 15 nëntor.
Një fitore kundër Sllovenisë dhe një barazim apo humbje e Zvicrës kundër Suedisë, do t’i hapte gjasat që Kosova të synonte vendin e parë në ndeshjen në “Fadil Vokrri”.
Andi Zeqiri është njëri nga futbollistët jo shumë të pëlqyer në Kosovë, pasi kishte refuzuar “Dardanët” për t’u bërë pjesë e kombëtares së Zvicrës./lajmi.net/


