Sunday, 3. May 2026
Sport

“Zvicra i shfrytëzoi gabimet tona”, kapiteni Amir Rrahmani bën vetëkritikë pas ndeshjes

GS 06/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është munduar ta arsyetojë humbjen e thellë të Kosovës nga Zvicra, që pësoi 4:0 në Basel.

“Realisht, Zvicra i shfrytëzoi rastet që i pati pas gabimeve tona. Të gjitha rastet ndodhën në pjesën e parë. Që nga minuta e parë nuk arritëm ta fitonim topin e dytë, gjithmonë e fitonin ata”.

“Prej aty nisnin aksionet e tyre, dhe ne u tërhoqëm shumë prapa. Nuk ishim të kujdesshëm. Të gjitha rastet ishin pothuajse të njëjta, topi i dytë i humbur”.

“Do të bëjmë rezonancën për të parë se çfarë është. Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje, t’i marrim nga ajo vetëm gabimet që kemi bërë dhe t’i përmirësojmë, duke u përgatitur për ndeshjen kundër Suedisë”.

Teilen: