• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zvicra konfirmon formën/ Mundi me lehtësi 3-0 Slloveninë dhe kryeson e vetme grupin

09/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja kundër Kosovës nuk ishte një rastësi. Zvicra konfirmon formën e shkëlqyer me një tjetër sukses po aq bindës në ndeshjen e dytë të Grupit B për kualifikueset e Botërorit 2026. Skuadra me kapiten Granit Xhakën kaloi 3-0 Slloveninë, ndërsa fati i sfidës u vendos që në pjesën e parë.

Elvedi në minutën e 18-të hapi serinë e golave, ndërsa përpara pushimit, zvicerianët do të ndalnin edhe dy herë të tjera topin në rjetën kundërshtare. Në fillim Embolo dhe më pas Freuler vranë garën përpara kohe, ndërsa me këtë fitore Zvicra vendos diktatin në krye të grupit B me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para.

Një hap drejt finaleve të Botërorit 2026 ka hedhur edhe Kroacia. Me Luka Modriç që festoi ditëlindjen e tij të 40 në fushën e lojës, kroatët mundën me lehtësi 4-0 Malin e Zi.
Jakiç me golin e tij në minutën e 35-të vendosi pjesën e parë.

Pas pushimit, kroatët e bënë më të ekzagjeruar suksesin e tyre. Kramariç, autogoli i Kuc dhe rrjeta e Perisiç në shtesë “plotësuan” pokerin e kroatëve që me 12 pikë të plota pas katër ndeshjeve kryesojnë Grupin L eliminator. Krejt i ndryshëm është diskutimi për Greqinë, që në “Karaskaqis” të Pireut u dorëzua 3-0 përballë Danimarkës.

Skandinavët ishin shumë të fortë. Pasi mbyllën pjesën e parë në epërsi falë golit të Damsgard, vulosën fitoren në të dytën me realizimet e Kristensen dhe Hojlund. Me këtë sukses, Danimarka merr kreun e renditjes në Grupin C me katër pikë pas dy sfidave të para./abcnews.al

Next Post

Zyrtare: Formacioni startues i Kosovës U21 kundër Spanjës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.