Friday, 19. June 2026
Sport

Zvicra me fitore bindëse kundër Bosnjës, shënon Xhaka

GS 18/06/2026 1 Min. Lesezeit

Zvicra ka shënuar fitore bindëse kundër Bosnje e Hercgovinës me rezultat 4:1 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Botërorin 2026.

Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën u shënuan pesë.

Serinë e hapi Manzambi në minutën e 74 i cili i dha epërsinë e parë Zvicrës.

Vargas shënoi për 2:0 në minutën e 84, ndërsa në minutën e 90-të shënoi përsëri Manzambi.

Bosnja shënoi golin e vetëm në minutën e 93-të përmes Mahmic.

Golin e fundit në këtë takim për rezultatin 4:1 e shënoi Granit Xhaka nga penalltia, në minutën e 97-të.

Bosnja nga minuta 80-të luajti me një lojtar më pak, pasi Muharemović u ndëshkuar me karton të kuq.

Me këtë fitore, Zvicra ka 4 pikë nga dy ndeshje, ndërsa Bosnja 1 pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Kandasë dhe Qatarit./teve1.info/

Teilen: