• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zvicra me tifozë në Kosovë, ky do të jetë çmimi i biletave për ta

22/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës do ta mbyllë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026 në muajin nëntor me sfidën ndaj Zvicrës.

E në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 18 nëntor, “Helvetikët” do të vijnë me tifozët e tyre.

Federata Zvicerane e Futbollit ka dhënë detaje sa u përket tifozëve të tyre që do të zbarkojnë në Kosovë në pjesën e dytë të muajit të ardhshëm.

Sipas saj, për sektorin e tifozëve zviceranë do të shiten biletat me çmim prej 10 eurosh, ndërsa një tifoz mund të pajiset me katër bileta maksimumi.

Ndonëse nuk ka nisur ende shitja e biletave, një gjë e tillë do të bëhet online.

Zvicra e mposhti Kosovën me rezultat të thellë, 4:0 në ndeshjen e parë, ndërsa ajo e kthimit pritet të jetë mjaft e rëndësishme, sidomos për Dardanët, të cilët po e ndjekin pozitën e dytë, që çon në “play-off”.

Next Post

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndërtimin e një mini-fushe futbolli pranë muzeut “Martin Cani”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.