• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zvicra publikon listën

28/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, dhe siç pritej, emrat e Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit janë pjesë e formacionit të Murat Yakin.

Më 5 shtator, Zvicra do të përballet me Kosovën në një sfidë të veçantë që do të luhet në stadiumin “St. Jakob-Park” të Baselit.

Pas këtij takimi, Zvicra do të luajë gjithashtu në shtëpi ndaj Sllovenisë më 8 shtator, në një tjetër përballje të rëndësishme për rrugën drejt “Botërorit 2026”.

Granit Xhaka, kapiteni dhe një nga figurat kyçe të kombëtares zvicerane prej më shumë se një dekade, pritet të udhëheqë ekipin në këto dy përballje.

Me përvojën, lidershipin dhe formën e mirë që ka shfaqur në sezonet e fundit, Xhaka mbetet një nga pikat më të forta të Yakin-it në mesfushë.

Ndërkohë, Ardon Jashari, i cili së fundi ka realizuar një transferim të bujshëm te gjiganti italian AC Milan, është gjithashtu pjesë e listës së zgjeruar të Yakin.

Talenti 22-vjeçar po shihet gjithnjë e më shumë si një nga emrat që do të luajnë rol kyç në të ardhmen e kombëtares zvicerane.

Dueli mes Zvicrës dhe Kosovës më 5 shtator do të jetë i katërti në histori.

Deri më tani, të gjitha përballjet mes dy vendeve kanë përfunduar pa fitues, duke dëshmuar një rivalitet të ekuilibruar.

 

Next Post

FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.