• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zvicra, Xhaka dhe Shaqiri të bindur: Shkojmë në gjysmëfinale

15/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka dhe sulmuesi Xherdan Shaqiri i kanë rezistuar tranzicionit te përfaqësuesja helvete, pavarësisht moshës. Fakti që janë me origjinë shqiptare e shtonë më shumë kuriozitetin rreth perfomancës së tyre te publiku kuqezi. Së fundmi ata janë prononcuar para mediave në vigjilje të duelit me Hungarinë:

skynews-granit-xhaka-xherdan-shaqiri_4344157

XHAKA – “Në Europianin e zhvilluar në ‘Euro 2020’ shkuam deri në çerekfinale dhe më pas u mposhtëm me penallti. Kësaj radhe grupi i ka fituar pjekur dhe pretendojmë më lart. Ky do të jetë synimi ynë madhor në Gjermani, mbërritja në gjysmëfinale. Të jesh kapiteni i Zvicrës dhe te drejtosh kombëtaren në të tilla nivele është burim krenarie. Më motivon të jap akoma më shumë. Unë vij nga një sezon i shkëlqyer në Gjermani me Leverkusen. Titulli dhe Kupa do mbetet gjatë në kujtimet e mia, kjo për faktin se si i fituam, pas asnjë humbje. Ndeshje me Hungarinë rezulton shumë e rëndësishme për vijimësinë. Kërkohet ndeshje perfekte ndaj tyre. Jemi gati për të marrë tri pikët e parë”, tha mesfushori.

SHAQIRI – “Mendoj se kemi bërë përparim të madh nga Europiani i fundit. Përmirësimi është i ndjeshëm në shumë aspekte. Kontingjenti ynë është i paparashikueshëm dhe mund të përballojmë çdo rival. Nuk ka arsye përse të nënvlerësojmë Hungarinë. Ata kanë ardhur me meritë deri në këtë fazë. Shpresoj se do jemi në ditën tonë më të mirë”, e mbylli Shaqiri.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Itali-Shqipëri do të jetë një sfidë mes dy “trureve”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.