Thursday, 23. April 2026
Sport

Zyba nuk do të vazhdojë me Legian

GS 24/05/2024 1 Min. Lesezeit

Qëndrim Zyba nuk do të vazhdojë me Legian e Varshavës përtej këtij edicioni.

Klubi polak përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter njoftoi se mesfushori do të largohet nga klubi.

Zyba fillimisht ishte raportuar se do të shitet te Legia, megjithatë në fund u vendos vetëm për një huazim deri në fund të sezonit nga Ballkani.

Ai pati shumë pak minutazhë te Legia dhe nuk e fitoi besimin e klubit për të vazhduar.

Zyba do të rikthehet te Ballkani dhe mbetet të shihet se a do ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Teilen: