Sunday, 15. March 2026
Sport

Zymer Bytyqi afër transferimit në Superligën e Turqisë

GS 11/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë.

Bytyqi dështoi te skuadra greke, Olympiacos prandaj është duke shikuar një kalim të mundshëm në Turqi, shkruan Lajmi.net

  

Sipas gazetarëve turk, Bytyqi është afër marrëveshjes me klubin Antalyaspor.

Gjithashtu interesim për lojtarin kosovar ka edhe ekipi nga Belgjika, Standard Liege.

26-vjeçari te skuadra greke ishte transferuar për 1 milion euro nga Konyaspor. Por, me Olympiacos zhvilloi vetëm dy paraqitje./Lajmi.net/

  

  


Teilen: