Tashmë është zyrtare! Karim Benzema është transferuar në Arabinë Saudite, ku ka firmosur me klubin e Al-Itihad.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë klubi në një publikim në rrjetet sociale ku ka nxjerrë një video të sulmuesit.
Francezi i cili është dhe fituesi aktual i “Topit të Artë” ka firmosur me klubin Al-Itihad, që është kampioni në fuqi dhe klubi rival i Kristiano Ronaldos dhe Al-Nassr. Benzema ka firmosur me klubin e ri deri në vitin 2026. Bomberi 35-vjeçar do të fitojë pothuajse 200 milionë euro paga neto për sezon, përfshirë marrëveshjet komerciale.
البنــز اتحادي ✍️🤩
🎼 الحظ الليلة كريم#Benzema2Ittihad#here2inspireKSA pic.twitter.com/YvsWFzebXF— نادي الاتحاد السعودي (@ittihad) June 6, 2023
PANORAMASPORT.AL