Sulmuesi i njohur i Zvicrës, Mario Gavranoviç, ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë” në moshët 33-vjeçare, teksa ishte pa skuadër që prej muajit qershor.
Gjatë karrierës së tij, Gavranoviç arriti të realizonte në total plot 236 gola, teksa fitoi 12 trofe. Skuadra e fundit që u aktivizua ishte Kajserispor në elitën e futbollit turk, ku qëndroi 2 sezone.
👋🇨🇭𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Mario Gavranović (33) has announced his retirement from football.
400+ pro apps, 236 goal contributions and 12 trophies. pic.twitter.com/NnxIwrW7Hb
— EuroFoot (@eurofootcom) October 24, 2023
Gavranovic më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Lugano, Shalke 04, Mainz, Zyrih, Rijeka dhe Dinamo Zagreb, ndërsa numëron edhe 41 paraqitje me përfaqësuesen e Zvicrës dhe 16 gola.
PANORAMASPORT.AL