Barcelona ka informuar përmes faqes zyrtare se ka arritur marrëveshjen me Marc Bernal për rinovimin e kontratës. Aktualisht kontrata e tij përfundon në vitin 2026, ndërsa nga atëherë kur përfundon statusi i tij si lojtar i U-19, kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029.
Adecuación del contrato de 𝐌𝐚𝐫𝐜 𝐁𝐞𝐫𝐧𝐚𝐥
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) September 30, 2024
Barça “blindon” talentin 17-vjeçar me një klauzolë 500 milionë euro për ta prishur kontratën. Kujtojmë se Bernal po kalon një dëmtim të rëndë, që e ka detyruar ta mbyllë sezonin.