Monday, 2. February 2026
Futboll

Zyrtare: Ademola Lookman transferohet tek Atletico Madrid

GS 02/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ademola Lookman është prezantuar zyrtarisht si përforcimi më i ri i Atletico Madridit, duke mbyllur aventurën e tij me Atalantën.

Të dy klubet e kanë konfirmuar marrëveshjen të hënën përmes komunikatave zyrtare, duke sqaruar se transferimi është realizuar në mënyrë përfundimtare. Sulmuesi nigerian kishte mbërritur një ditë më parë në Madrid, ku iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, të cilat i kaloi pa probleme.

Klubi madrilen ka bërë të ditur se Lookman ka firmosur një kontratë afatgjatë që do ta mbajë atë në “Wanda Metropolitano” deri në qershor të vitit 2030.

Me këtë lëvizje, Atletico synon ta bëjë futbollistin pjesë të rëndësishme të projektit sportiv për sezonet e ardhshme, si në La Liga ashtu edhe në arenën evropiane.

Teilen: