Tashmë është zyrtare: Skënderbeu njofton se Albi Doka është zyrtarisht bardhekuq nga dita e sotme. Lojtari ka firmosur një kontratë për 3 vitet e ardhshme me klubin korçar.
Skënderbeu ka forcuar mbrojtjen me Albi Dokën, i cili kthehet në Shqipëri pas një viti në kampionatin hungarez, me Ujpeshtin. Ish-mbrojtësi i Tiranës kthehet si lojtar i lirë dhe do të luajë me korçarët për tre sezone.
“Albi Doka zyrtarisht bardhekuq! Doka ka hedhur firmën mbi kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme!”, shkruhet në njoftimin e klubit korçar.