Skuadra e Ballkanit ka bërë një tjetër transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
Kampioni i Superligës së Kosovës ka zyrtarizuar nënshkrimin me sulmuesin anësor, Almir Kryeziu, shkruan Lajmi.net
Kryeziu ka firmosur kontratë tre-vjeçare me ekipin nga Suhaerka vetëm disa ditë pasi u konfirmua largimi i tij nga Drita e Gjilanit.
“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë 𝗔𝗹𝗺𝗶𝗿 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘇𝗶𝘂 tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione”, shkruhet në njoftimin e klubit