Andri Shevçenko është zyrtarisht presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Legjenda e futbollit ukrainas, i cili ka fituar thuajse gjithçka si lojtar, tashmë është drejtuesi më i lartë i futbollit të vendit të tij.
Shevçenko ishte paraqitur në zgjedhje si kandidati i vetëm për të marrë këtë post, pasi në momentin që u mësua se ishte një nga kandidaturat, askush nuk doli të garonte kundër tij. Sot, është zhvilluar edhe votimi formal ku ai ka marrë 93 nga 94 votat e delegatëve, duke marrë zyrtarisht detyrën.
Sheva i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2012 dhe nga vitit 2016, deri në 2021, drejtoi përfaqësuesen e Ukrainës si trajner. Ai provoi këtë detyrë edhe te Xhenoa në Itali, pa shumë sukses, ndërsa tani nis një etapë të re, për t’u bërë drejtues në nivelet më të larta.
OFFICIAL ✅
Andriy Shevchenko has been announced as Ukrainian Association of Football’s NEW PRESIDENT
93/94 delegates voted FOR him pic.twitter.com/Mm1srEmZ43
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) January 25, 2024
PANORAMASPORT.AL