Thursday, 5. March 2026
Sport

Zyrtare: Arlind Ajeti i bashkohet Ermal Krasniqit te Cluj në Rumani

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Arlind Ajeti transferohet në kampionatin rumun. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka arritur akordin me klubin e Cluj, për të firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë.

Futbollisti 30-vjeçar ka qenë pjesë e Pordenones në Itali, me të cilën i përfundoi kontrata dhe u transferua te Cluj si futbollist i lirë, shkruan Lajmi.net

  

Me transferimin në Rumani, Ajeti shpreson t’i japë një tjetër drejtim karrierës së tij, në mënyrë që të mund të rikthehet sërish në Kombëtaren Shqiptare për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës.

Ajeti i bashkohet lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqit në ekipin rumun. Kujtomë që Krasniqi u transferua në Cluj nga ekipi i Superligës së Kosovës, Ballkani./Lajmi.net/

  


Teilen: