• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare: Armando Broja i bashkohet Fulhamit

02/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fulhami ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, në formë huazimi nga Chelsea.

Emri i Brojës ishte njëri nga më të lakuarit në afatin kalimtar të janarit, pasi shumë klube të Ligës Premier dëshironin shërbimet e tij.

Megjithatë, ishte Fulhami, i cili bindi drejtuesit e Bluve dhe sulmuesin shqiptar kur afati kalimtar veç ishte afër të mbyllte.

Se marrëveshja erdhi vetëm në orët e fundit e tregon edhe zyrtarizimi i vonshëm i 22-vjeçarit nga klubi londinez.

Fulhami e zyrtarizoi Brojën pas mesnate apo më saktë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm (e premte).

“Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit Armando Broja në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e londinezëve.

Përveç kësaj, ekipi nga Craven Cottage ka vendosur t’ia jap sulmuesit shqiptar fanellën me numër 9.

Next Post

VIDEO/ Prezantim ikonik, Arturo Vidal rikthehet në klubin ku u rrit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.