Wednesday, 4. March 2026
Sport

Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Martin Zubimendit

GS 06/07/2025 1 Min. Lesezeit

Arsenali ka prezantuar zyrtarisht mesfushorin Martín Zubimendi si përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm. Spanjolli i është bashkuar klubit londinez nga Real Sociedad, duke nënshkruar një kontratë afatgjatë.

Transferimi i Zubimendit i ka kushtuar Arsenalit rreth 64-65 milionë euro, një shumë që do të paguhet në këste sipas marrëveshjes mes dy klubeve.

Zubimendi është një nga mesfushorët më të kompletuar të La Ligës në vitet e fundit dhe shihet si një përforcim kyç në projektin e Mikel Artetës.

Ai do t’i bashkohet menjëherë përgatitjeve parasezonale të skuadrës dhe pritet të jetë një pjesë kyçe në mesin e fushës, përkrah lojtarëve si Declan Rice dhe Martin Odegaard.

Teilen: