Skuadra e Ballkanit ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili është Artim Pollozhani.
Ballkani para pak minutave ka publikuar njoftimin se Pollozhani rikthehet në klub, tashmë si trajner i skuadrës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i klubit:
“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani!
Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.
Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimëve tona.
Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri.
Na Priftë e mbara Pollo”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport