Thursday, 23. April 2026
Sport

Zyrtare/ Augsburg blen kartonin e Mergim Berishës

GS 02/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mërgim Berisha është zyrtarisht lojtar i Augsburgut.

Sulmuesi kosovar ishte i huazuar te skuadra gjermane nga Fenerbahce, me Augsburgun që kishte shpenzuar 300 mijë euro për huazimin e tij.

Bardhekuqtë kishin një klauzolë për ta blerë përfundimisht Berishën, të cilin e shfrytëzuan këtë fund sezoni.

Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht se Mërgim Berisha është transferuar te klubi gjerman për shumën e katër milionë eurove. Me klubin e Augsburg në sezonin që sapo përfundoi, Berisha u aktivizua në 23 ndeshje, ku shënoi 9 gola dhe asistoi 4 të tjerë.

Përveç Berishës nga gjiganti turk është larguar edhe shqiptari, Ezgjan Alioski pasi ishte i huazuar nga skuadra arabe Al-Ahli. Alioski rikthehet te skuadra arabe ku ka kontratë deri në qershor të vitit 2024./ h.ll/abcnews.al

 

Teilen: