Sunday, 29. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Aventurë e re për sulmuesin e Interit, 29-vjeçari prezantohet te skuadra e…

GS 26/08/2023 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare! Interi dhe Olimpik Marseja e kanë mbyllur marrëveshjen për Korrean si një transferim në formë huazimi me të drejtë blerjeje, që do të bëhet i detyruar në rast se francezët do të kualifikohen në edicionin e ardhshëm të Champions League. 

Korrea

Huazimi  kryhet për 2 milionë euro me blerjen e detyruar për 13 milionë, një operacion që mund të shndërrohet në huazim për 2 milionë euro, blerjen për 10 milionë plus 1 milionë euro në formë bonsusesh. 

 Mes sulmuesit dhe francezëve është gjetur po ashtu akordi nëse do të ushtrohet blerja e lojtarit, për një kontratë 3-vjeçare prej 3 milionë eurosh në sezon. 29- vjeçari ka qenë edhe në verën e kaluar pranë kalimit te Marseja dhe tani duket se do të ketë mundësinë të luajë në “Velodrome”. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: