Wednesday, 29. July 2026
Sport

Zyrtare: Ballkani prezanton transferimin e Eris Abedinit

GS 04/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani po vazhdon me punë para ndeshjeve kualifikuese të garave europiane.

Tri herë kampioni kosovar gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e ri në skuadër.

Therandasit kanë nënshkruar me Eris Abedinin, ish-kapitenin e kombëtares U21 të Kosovës.

Abedini ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Ballkanin, derisa këtë e ka konfirmuar vetë klubi me një postim në rrjetin social “Facebook”.

Teilen: