• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

ZYRTARE/ Baloteli braktis kampionatin ku shkoi për shkak të djalit, kthim i bujshëm te skuadra nga e cila iku me sherr

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mario Baloteli i ka dhënë lamtumirën Zvicrës. Sulmuesi italian, ka vendosur të largohet nga Sioni, të cili i ishte bashkuar vetëm për t’i qëndruar afër djalit të tij të vogël, Lion, për t’u kthyer përsëri në futbollin turk.

Baloteli

Sulmuesi u transferua te Sioni në periudhën kur skuadra drejtohej nga Paolo Tramezani, por nuk la shenjë atje, duke krijuar shpesh polemika me veprimet e tij ndaj tifozëve në një edicion që u mbyll me rënien nga kategoria. Ndaj lamtumira e tij ishte e pritshme, pasi klubi nuk përballonte dot më as rrogën e tij në kategorinë e dytë zvicerane.

Por pakkush priste që ai të kthehej te Adana Demirspor në Turqi, klub nga i cili ishte larguar pas telasheve që kishte krijuar në stërvitje duke u përplasur edhe me ish-trajnerin Vinçenco Montela. Klubi turk zyrtarizoi sot afrimin e sulmuesit, i cili do të vihet tashmë nën urdhrat e Patrik Klaivert, duke tentuar që të kthehet përsëri në shinat e duhura në atë që është shansi i fundit i karrierës së tij.


View this post on Instagram

A post shared by Yukatel Adana Demirspor (@adskulubu)

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Goli fenomenal i Jasir Asanit, UEFA e shpall më të bukurin e raundit të gjashtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.