Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Alejandro Balde është zbulimi i sezonit të kaluar te Barcelona.
Ai mahniti me paraqitjet e tij te ekipi katalunas.
Barcelona ka njoftuar ditën e sotme se kanë vazhduar kontratën me Balden deri në verën e vitit 2028, derisa nënshkrimi do të bëhet të enjten.
19-vjeçari ka edhe një klauzolë të re te Barcelona dhe ajo skuadër që dëshiron transferim e tij duhet të paguaj 1 miliard euro.
𝐁𝐚𝐥𝐝𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟖 💙❤️ pic.twitter.com/z7Nn8ts2fM
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 20, 2023
Balde ka zhvilluar 56 ndeshje zyrtare me katalunasit ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
Ai është edhe reprezentues i Spanjës.