• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare: Barcelona kthehet në ‘Camp Nou’ më 7 nëntor

31/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lajme të mira nga “Can Barça”. Klubi ka njoftuar publikisht një hap të madh drejt rikthimit në shtëpi.

Ekipi i parë i futbollit i FC Barcelonës do të kthehet zyrtarisht në “Spotify Camp Nou” të premten, më 7 nëntor, për të zhvilluar një stërvitje me dyer të hapura para tifozëve “blaugrana”, të cilët kanë pritur me padurim rikthimin në shtëpi dhe ribashkimin me ekipin.

Kjo seancë do të shërbejë gjithashtu si test teknik dhe operativ për të kontrolluar funksionimin e sistemeve, hyrjeve dhe aspekteve të ndryshme të instalimeve, në kuadër të procesit të rhapjes graduale të stadiumit.

Stërvitja do të nisë në orën 11:00, ndërsa dyert e “Spotify Camp Nou” do të hapen në orën 9:30.

Kapaciteti do të jetë 23.000 spektatorë, të vendosur në zonën e Tribunës dhe Gol Sur, pjesë e Fazës 1A, për të cilën klubi ka marrë licencën e parë të përdorimit që nga 17 tetori.

Shitja e biletave është hapur këtë të premte në orën 11:00. Gjatë 48 orëve të para, ajo do të jetë ekskluzive për anëtarët e klubit, të cilët mund të blejnë vetëm një biletë për çdo anëtarësi, pa mundësi për të marrë shoqërues. Pas kësaj periudhe, shitja do të hapet edhe për publikun e gjerë.

Çmimi i biletave do të jetë 5 euro për anëtarët dhe 10 euro për publikun e përgjithshëm.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë në projektin “Pulseras Blaugranas”, të udhëhequr nga Fondacioni Barça, i cili synon të përmirësojë mirëqenien emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve të shtruar në spital, si dhe të familjarëve të tyre, ndërkohë që mbështet kërkimin për terapi inovative që ndihmojnë në përmirësimin e trajtimit të sëmundjeve.

Ekipi është i entuziazmuar për t’u ribashkuar me tifozët në shtëpinë e re dhe për të ndarë me ta këtë moment të parë historik në “Spotify Camp Nou”.

Në ditët në vijim, klubi do të publikojë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet për qasjen dhe lëvizjen gjatë kësaj dite të veçantë.

Next Post

Mbappe e pranon Këpucën e Artë për sezonin 2024/25

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.