Friday, 15. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Barcelona publikon listën, konfirmohet rikthimi i bujshëm për finalen me Realin

GS 25/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ter Shtegen është rikthyer në listën e Barcelonës pas 215 ditëve. Sot janë publikuar emrat e përzgjedhur nga Flik, për sfidën “El Clasico” me Realin në Kupën e Mbretit. Gjithçka do të marrë jetë nesër në orën 22:00.

Real Madrid Barcelona 2

Kapiteni i katalanasve ka kaluar plotësisht dëmtimin e rëndë, që pësoi para se klubi të nënshkruante me Sheznin. Tashmë do të ketë konkurrencë mes Ter Shtegen dhe polakut për një vend titullari.

Më parë, Ter Shtegen ishte startues i padiskutueshëm. Ndërkohë me Sheznin, Barça ka pasur një ecuri fantastike në vitin 2025.

Aktualisht skuadra e Flik është në garë për tripleten. Kryesojnë kampionatin dhe do të luajnë në gjysmëfinalen e Champions përballë Interit.

Screenshot 2025-04-25 095850

PANORAMASPORT.AL

Teilen: