Friday, 10. July 2026
Sport

Zyrtare: Besnik Hasi e transferon dhe një futbollist të Kombëtares së Kosovës në Turqi

GS 10/07/2026 1 Min. Lesezeit

“Kolonia” e futbollistëve shqiptarë te skuadra turke Amedspor që drejtohet nga trajneri nga Gjakova, Besnik Hasi është shtuar ditën e sotme.

Pas Florent Hasanit dhe Ermal Krasniqit, futbollisti i radhës i Kombëtares së Kosovës që transferohet në Amedspor është Lumbardh Dellova.

Ai vendosi të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit turk nga CSKA Sofia, të cilët i paguan edhe klauzolën e lirimit prej 950 mijë eurove.

Ai bëri 69 paraqitje me CSKA Sofian ku shënoi katër gola, ku arriti të fitonte Kupën e Bullgarisë sezonin që lamë pas.

Dellova aktivizohet si qendërmbrojtës dhe është 27-vjeçar.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te Ballkani, FC Prishtina, Hajduk Split dhe Liria e Prizrenit.

Teilen: