Sunday, 22. March 2026
Sport

Zyrtare: Chelsea bëhet me portier të ri, transferon spanjollin nga Brightoni

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Chelseat ka bërë një goditje tjetër gjatë afatit kalimtar të verës.

Blutë e Londrës kanë zyrtarizuar blerjen e portierit të Kombëtares së Spanjës, Robert Sanchez, shkruan Lajmi.net

Sanchez u prezantua nga Chelsea me një postim në rrjetet sociale.

25-vjeçari ishte pjesë e Brightonit ku iu bashkua gjatë sezonit 2020. Vlera momentale në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 22 milionë euro – dhe pothuajse kaq ka qenë edhe shifra e transferimit në “Stamford Bridge”.

Tani te klubi i Chelseat momentalisht janë dy portierë spanjoll, Kepa dhe Robert Sanchez, që do të luftojnë për vendin startues./Lajmi.net/

  


Teilen: