Mbrojtësi Ardin Dallku, nuk do të jetë pjesë e FC Vushtrrisë në edicionin e ardhshëm.
Lajmin e ka konfirmuar vet Dallku përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Krenar që i shërbeva vendlindjes sime për këto dy vite shumë sfiduese, por qëllimi u arrit me rikthimin në Superligë”, ka shkruar ndër të tjera Ardin Dallku.
Ai është vëllai i kryetrarit të Vushtrrisë, Armend Dallku.
Kujtojmë se Vushtrria është përballur me krizë financiare në muajt e fundit.
Teilen: