Friday, 3. April 2026
Sport

ZYRTARE/ Dejan Stankoviç largohet nga Italia, serbi merr drejtimin e skuadrës ku shkëlqeu sulmuesi i Kombëtares shqiptare  

GS 05/09/2023 1 Min. Lesezeit

Aventurë e re për Dejan Stankoviç . Trajneri serb, pas aventurës së komplikuar në pankinën e Sampdorias, që u shoqërua me rënien në Serinë B, largohet nga Italia për të nisur një kapitull të ri në Hungari. 

Stankovic 2

44-vjeçari ka nënshkruar me kampionët e Ferencvaroshit, ku shkëlqeu para 3 sezonesh, sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, nga ku më pas u transferua drejt Granadës në La Liga.  

Stankoviç zëvendëson rusin Çerçesov, i shkarkuar në korrik pas humbjes në raundin e parë kualifikues të Champions League kundër Klaksvik. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: