Monday, 25. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Dhuratë para datëlindjes, klubi i Seria A “blindon” mesfushorin e Kombëtares deri në vitin 2028

GS 18/10/2024 1 Min. Lesezeit

Medon Berisha ka zgjatur kontratën me Leçen deri në vitin 2028. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është vlerësuar nga klubi i Seria A, që e kaloi në ekipin e parë në vitin 2022.

medon berisha

Vetëm 20-vjeç, por talenti dhe puna kanë bërë që Medon Berisha të marrë gjithë besimin te Leçe. Kujtojmë se atje bën pjesë dhe Ylber Ramadani si titullar fiks.

Ndërkohë kjo mund të shihet dhe si “dhuratë” për Medon Berishën para datëlindjes. Kjo pasi më 21 tetor do të festojë 21 vjetorin e lindjes së tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: